Ura mbi Bunë, ligjet miratojnë marrëveshjen me Malin e Zi! Zv.ministri Yzeiri: Shkurton distancën nga 90 min në 5 min! PD: Shtuat koston nga 9-20 mln euro

11 Prill 2023, 12:55| Përditesimi: 11 Prill 2023, 16:13

  • Share

Miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi bunë, që synon fuqizimin e turizmit, bujqësie, transportit, kulinarisë e peshkimit, është shoqëruar me debate në Komisionin e Ligjeve. Saimir Koreshi, Deputet i Partisë Demokratike, ngriti dyshime për rritjen e kostos së ndërtimit të Urës mbi Bunë, por edhe për dëmtimin e ekosistemit.

‘Kjo zonë është e mbrojtur në konventën e “Ramsajit” dhe në asnjë nga 4 pikat e juaja nuk trajtohet fakti se çdo bëhet dhe a ndikon kjo infrastrukturë… Aty është ngjala europiane, që është specie në zhdukje. Fillimisht vlera e projektit ishte 9 mln euro, tani shkon 20 mln euro, por pa specifikuar pse ka ndodhur ky ndryshim? Mos duhen lekë për zgjedhje?’- tha deputeti Saimir Korreshi.

‘Sikurse mund ta shikoni në relacioni projektim është paguar, 187 955 euro pa TVSH. Në fillim ishte menduar një vepër më e thjeshtë, por më tej është arritur se do realizohet projekti me trarë çeliku, soleta do jetë me beton arme, ka një gjatësi 600 metra, gjerësi 17 metra, dy trotuare, korsi biçiklete, dhe korsi për mjetet mbi 3.5 metra. Lartësia 10.3 metra mbi nivelin e lumit. Për sa i përket zonës së mbrojtur, në vijim të procesit të hartimit të projektit teknik, po shqyrtohet vlerësimi i ndikimit në mjedis.’- u shpreh Gentian Kërri, zëvendës drejtor i FSHZ-së.

Shqetësim për opozitën mbetet dhe çështja e lundrimit mbi Bunë.

‘Urë fikse apo lëvizëse? Pasi ka patur diskutim mbi lundrimin mbi lumin Buna! A e ka konsideruar këtë mundësi zhvillimi?’- tha Mediu.

‘Projekti aktual fikse, ka lartësinë për të lejuar lundrimin mbi lumin Buna.’- u përgjigje Kërri.

Në prezantimin e marrëveshjes, zv Ministri i Financave dhe Ekonomisë sqaroi se ura e re që propozohet ndërtohet forcon lidhjen mes dy komuniteteve shqiptare në dy anët e kufirit.

‘Për të folur me shifra, në të dyja krahët e lumit, 360 000 turistë që vizitojnë Velipojën, 170 000 që vizitojnë Ulqinin, që tashmë me urën e re do ta kenë më të lehtë të komunikojnë mes tyre. 34 km plazhe të palidhura aktualisht mes tyre. Distanca aktuale është 73 km, nga pika kufitare e Muriqanit, 1 orë e 30 minuta ecje me automjet, që reduktohet në 300 metra, apo 5 minuta në sezonin e verës.’- u shpreh Endrit Yzeiraj, zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Në fund të diskutimeve, Komisioni i Ligjeve, me votat e mazhorancës miratoi marrëveshjen, duke i dhënë dritën jeshile për kalimit në seancë plenare të enjten. Ura mbi Bunë pritet të jetë gati 18 muaji pasi të përfundoi procesi i tenderimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 11/04/2023 17:27

    Ura mbi Bune nje veper e shkelqyer per komunikimin e dy fwinje e ,por dhe nje ndihme e madhe per njerezit si per turizem ashtu dhe per tregti.Kjo ure ben te mundyr shkurtimin e rruges ne menyre absolute por dhe kohen por dge shownzimet oer karburant.Per vrejtjen e Koreshit per rritjen e kostos eshte mire qe qeveria te beje transparente projektin si dhe koston ne baze te manualeve te kohes.Transoarenca eshte menyra evetme per te rritur besimin e njerezve si dhe lufton korrupsionin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?