Kurbin/ Ura në Fushë-Kuqe rrezikon shembjen! Banorët: Nga Bashkia na thonë do e rregullojmë por askush nuk ka ardhur (VIDEO)

15 Dhjetor 2020, 08:44| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 08:57

  • Share

Në urën e ilustruar në foto kalojnë çdo ditë banorët e 4 fshatrave të Njesinë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin.

Ura rrezikon shembjen, ç'ka e dëshmon rënia e shtratit të saj në pjesën jugore, ndërsa këmbët janë gërryer nga rrjedha e kanalit kullues. Banorët kërkojnë të ndërhyhet sa më shpejt nga Bashkia e Kurbinit për reahabitimin e saj.

"Kanë ardhur çdo ditë për ta rregulluar sot e për ta rregulluar nesër dhe kurrë se kanë prekur. Kjo na rrezikon duke kaluar me këmbë e jo më me makinë. Këtu kalojnë kamionë" - tha një banor.

Në hyrje të urës është vendosur një tabelë që ndalon kalimin e mjeteve të rënda, por kjo nuk zbatohet nga drejtuesit e tyre.

"Shumë e rrezikshme. Kalojnë dhe me ngarkesa, zhavorr e me dhe. Ura është spostuar komplet" - thotë një tjetër banor.

Mungesa e infrastrukturës është e dukshme në gjithë zonën, me rrugë të paasfaltuara dhe mbeturina.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?