Ura që lidh Belshin me Peqinin drejt shembjes, banorët thirrje qeverisë: Të vërë dikush dorë (VIDEO)

2 Mars 2021, 18:06| Përditesimi: 2 Mars 2021, 18:12

  • Share

E rrënuar dhe drejt shembjes, kjo është gjendja e urës në fshatin Çengelaj që lidh Bashkinë e Peqinit me atë të Belshit.

Të frikësuar, banorët shprehen se ura ka pësuar dëmtime të shumta në strukturë dhe kur ka reshje kalimi bëhet më i vështirë për automjet e këmbësorët.

 “Kam ardhur që në 83’ dhe në këtë gjendje ka qenë ura. Këtu nuk kemi parë njeri fare”, shprehet një zonjë.  “Kam që në 71’,  kam qenë 7 vjeç kur kjo digë ka dhënë ulje. Tani me kalimin e peshave të rënda kjo urë po dëmtohet”, shprehet një banor tjetër i fshatit.

Përmes Report Tv ata apelojnë për rikonstruksionin e urës.

“I bëjmë thirrje qeverisë të verë dorë tek kjo rrugë, tek ura se kjo urë i përmbledh zonat krahinore që në Berat, në Belsh”, shprehet banorja. “Të vijnë ta shikojnë, ta verifikojnë, çfarë do kjo digë, çfarë s’do”, thotë një banor tjetër.

E ndërtuar që në periudhën e komunizmit, ura e fshatit Çengelaj nuk ka njohur asnjë investim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuç vlorpalluesi: 02/03/2021 21:18

    Edhe Somalia Uganda dhe Kenia nuk i kane urat ne kete gjendje

    Përgjigju
  • Loni: 02/03/2021 19:29

    Po prit ore popull te shembet se po kerkoni shum nga jeta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?