Ura në Skuraj u nda në 3 pjesë, banorët mbesin të izoluar: Na rrezikohet jeta, prej vitesh nuk u bë asnjë ndërhyrje

21 Janar 2022, 17:09| Përditesimi: 21 Janar 2022, 17:22

  • Share

Kalimi mbi këtë urë në lumin Mat është shndërruar një një rrezik të përdishëm për banorët e tre fshatrave në Kurbin, që duan të kalojnë në anën tjetër të lumit.

Edhe pse shërben për t’u lidhur me rrugën nacionale Burrel-Milot , ura pasarel me kontsrukt metalik, është dëmtuar duke u ndarë në tri pjesë që nga të dy anët mbahen vetëm me kavo.

Në këtë situatë banorët shprehen se në rast të një nevoje shëndetësore ata kanë mbetur të izoluar ndërsa apelojnë për ndihmë dhe kërkojnë që institucionet e shtetit të cilët prej vitesh nuk kanë ndërhyrë, të zgjidhin problemin.

 “Ajo gati një vit ka që ka lëviz. Tani nuk kalohet fare. Tani për tani ka mbi 10 ditë nuk kalohet fare është bllokuar. Të vijnë të marrin masa, komuna, bashkia që të lëvizim. Jam pa bukë brenda, s’kam nga të dal as me marr ndonjë furnizim për miell apo mjekime”, shprehet një banor tjetër.

“Nuk funksionon. Nesër, pasnesër kalon një fëmijë apo dikush bie në ujë”, shprehet një banor tjetër.

E ndërtuar 4 vite më parë ura në Skuraj të Kurbinit për shkak të cilësisë së dobët të punimeve është dëmtuar duke dalë jashtë çdo funksioni për banorët e fshatrave Skuraj, Gallat dhe Vinjoll.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?