Ura vajgurore kërkon emrin e qytetit ilir 'Dimal'! Kryebashkiakja: Propozimi ka për qëllim zhvillimin e turizmit

14 Korrik 2020, 20:18| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 20:32

  • Share

BERAT- Ura Vajgurore kërkon të ndryshojë emrin dhe të marrë emrin ilir "Dimal". Propozimi është bërë nga banorë dhe intelektualë të zonës dhe është mbështetur nga bashkia.

"Bashkia Ura Vajgurore ka gati një vit që është duke u marrë me këtë procedurë të ndërrimit të emërtimit. Është një procedurë pa ndryshim kufijsh. Nga Ura Vajgurore, në Bashkia Dimal. Ka rezauruar të gjithë konsultimet publike si dhe informimin në media. Ka gjetur përqafim nga të gjithë faktorët. Pothuajse të gjithë unanimisht  të gjithë janë dakord për këtë ndryshim", u shpreh kryebashkiakja, Juliana Memaj.

Zbulimi arkeologjik i Dimalit zgjoi idenë për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në emrin e qytetit antik ilir.

"Dimali është një nga qytetërimet më të vjetra të Shqipërisë. I 200 para erës sonë. Ky qytetërim mbart një kulturë të një qytetërimi shumë të lashtë. Lidhet me një zonë të zhvilluar si në zonën e mbrojtjes, por edhe në aspektin ekonomik dhe kulturor", tha Mema.

Teksa kërkon të ndryshojë emrin janë bërë edhe disa përgatitje në shesh, si vendosja e një memoriali. Kryetarja e Bashkisë tha në intervistën për Report Tv  se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Propozimi ka për qëllim zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Qëllimi i këtij emërtimi nuk është thjeshtë një ndryshim, por ka një dimension më afatgjatë. Ka për qëllim zhvillimin e turizmit në këtë zonë”, shtoi kryebashkiakja.

Brenda këtyre javëve relacioni për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak të Urës Vajgurore e më pas do të dërgohet për miratim në Parlament. Në Tiranë pritet të vendoset "fati i emrit" të bashkisë me 39 mijë banorë që u formësua si e tillë nga reforma territoriale e vitit 2014.  Emrin që ka aktualisht Ura Vajgurore e ka marrë në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profesori: 15/07/2020 03:43

    Jo vetem Ura Vajgurore por ndryshoni krejt emrat e qyteteve Durresi te quhet Dyrrah Elbasani Skampin etj. Keto ndodhin vetem ne Shqiperi por edhe ne Turqi ku sulltan Erdogani katedralen e famshme te Shen Sofise nga muze do ta ktheje ne xhami.

    Përgjigju
  • Iris: 15/07/2020 03:33

    Ide shume e mire,por duhen ndruar dhe disa emra te tjere si:Kurvelesh,Shales,Kakavije(rruga e m...)etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?