Donald Trump akuzoi institucionet e qeverise federale se kanë lënë pa ndihmën e duhur zonat e prekura më herët nga uragani Helene, duke nënkuptuar veprime të qëllimshme dhe selektive me ndihmat e fatkeqësive.
‘Ka qenë një natë dhe disa ditë mjaft të vështira. Shumë kanë ndodhur në një kohë të shkurtër. Dua të përgëzoj drejtuesit lokal, por në anën tjetër qeveria federale nuk ka bërë atë që duhej në këtë situatë sidomos në Karolinën e Veriut”, tha ai.
Barack Obama i cili ishte në disa takime në Nevada dhe Arizona me kandidaten Harris shprehu keqardhje për fjalët e Trump, i cili sipas tij thjesht shpik situata dhe të pavërteta.
“Presidenti Biden dhe zëvendës Presidenti ishin atje duke u takuar me zyrtarë lokalë dhe duke ngushëlluar familje dhe duke pyetur se si mund të ndihmonin. Dhe Donald Trump në një tubim, filloi të krijonte histori për administratën e Bidenit se ndaloi ndihmën në zonat republikane dhe duke hequr ndihmën për t'u dhënë emigrantëve pa dokumente. Thjesht i sajon gjërat, të gjithë e dinë që nuk është e vërtetë”, tha ai.
Presidenti Biden ndërkohë u pyet nga gazetarët në shtëpinë e bardhë në lidhje me deklaratat. Me tone tallëse ai i bëri thirrje ish- presidentit Trump që të ndihmojë njerëzit në nevojë.
“Po tallesh zoti President? Ish- Presidenti Trump, gjej diçka për të bërë, ndihmoji këta njerëz”, tha ai.