Uragani Florence në Karolinë

Bota

Uragani Florence godet Karolinën, autoritetet paralajmërojnë banorët për rrezikun

13 Shtator 2018, 19:50| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 20:00

  • Share

SHBA- Uragani Florence ka goditur bregdetin Lindor të Amerikës duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të dendur në bregdetin e Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Sipas ekspertëve, uragani mund të vendosë në rrezik jetën e njerëzve prandaj ata edhe kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke paralajmëruar banorët për rreziqet që mund t'i kanosen.

Uragani Florence

Në një njoftim për mediat, guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, paralajmëroi banorët për rrezikun e stuhisë duke i kërkuar që të evakuohen.

Nëse jeni nën një urdhër evakuimi dhe nuk jeni larguar, koha për t'u larguar është tani. Nëse nuk e bëni do të vendosni në rrezik veten tuaj dhe familjarët tuaj.

Roy Cooper, guvernator i Karolinës së Veriut

Ndrësa homologu i Karolinës së Veriut, Henry McMaster, paralajmëroi se shërbimet e emergjencës nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë banorët nëse ato mbeten në zonat e rrezikuara.

Edhe pse Florence ka dobësuar intensitetin e saj sërish vazhdon të përparojë në vend duke shkaktuar shumë dëme materiale, ndërsa ende nuk raportohet për të lënduar në njerëz. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?