Foto Ilustruese

Bota

Uragani Florence në SHBA zbret në kategorinë 2, mbetet i rrezikshëm, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

13 Shtator 2018, 08:44| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 08:53

  • Share

Uragani Florence, i cili në orët në vazhdim pritet të godasë brigjet lindore të SHBA-së, e ka humbur forcën e tij dhe ka zbritur në kategorinë 2 nga 5 që janë gjithsej.

Por pavarësisht kësaj, Qendra Kombëtare e Uraganit paralajmëron se ende mund të sjellë shira të furishëm  dhe dallgë  të rrezikshme për jetën që mund të arrijnë deri 4 metra lartësi në disa zona.

Ndërsa në Washington, Virginia, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë evakuuar mijëra banorë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?