SHBA- Këto janë pamjet se si uragani Francine goditi Stephenville, një qytet në Luiziana të SHBA-ve, me erëra shumë të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.
Prej të paktën dy ditësh ky rajon i shtetit po vuan nga kushte të këqija atmosferike, që kanë shkaktuar edhe shumë dëme. Por ajo që bie në sy është stuhia e erës që kap një shpejtësi prej të paktën 155 km në orë.
Aq e fortë, sa ka nxjerrë edhe rrjedhën e lumit nga shtrati i tij, ka shkulur pemët e mëdha, teksa mund të fluturonte edhe njerëzit në ajër.
Përmbytjet dhe pemët e rrëzuara shkaktuan dëme të mëdha, veçanërisht në rrjetin elektrik, duke lënë rreth 190,000 njerëz në errësirë.
Stuhia është klasifikuar si e kategorisë 2 dhe tani po largohet nga Luiziana dhe po shkon drejt New Orleans. Autoritetet e emergjencave kanë dhënë alarmin prej ditësh dhe këshilluar banorët që të jenë të kujdesshëm.