SHBA/ Uragani Helene frikëson Floridën dhe Xhorxhian, 3 persona humbin jetën, 1 milion shtëpi pa energji elektrike (VIDEO)

27 Shtator, 07:24| Përditesimi: 27 Shtator, 09:28

  • Share

Uragani Helene ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e sotme, ku si pasojë 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi një milion shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida.

Uragani është cilësuar si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit në Gjirin e Meksikës dhe u klasifikua si një uragan i kategorisë 4, "jashtëzakonisht i rrezikshëm".

Erërat e Helene në rajonin Panhandle arritën shpejtësinë 150 milje në orë. Guvernatori Ron DeSantis siguroi se të gjitha masat për t'iu përgjigjur menjëherë pasojave të uraganit "janë në vend", por u bëri thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara të evakuohen.

Një person vdiq në Florida pasi një shenjë ra në makinën e tij dhe dy persona u raportuan të vdekur nga një tornado në Gjeorgjinë jugore ndërsa stuhia po afrohej.

Guvernatorët e Florida, Xhorxhia, Alabama, Karolina e Jugut dhe e Veriut dhe Virxhinia kanë shpallur të gjithë gjendje të jashtëzakonshme.

Presidenti Joe Biden kishte lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët e prekur nga Helene, duke u kërkuar atyre që të ndiqnin udhëzimet e zyrtarëve lokalë dhe federalë.

“Ne presim stuhi katastrofike, erëra dhe përmbytje në të gjithë juglindjen, duke filluar në Florida që tani”, tha Biden në një fjalim nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë.

Autoritetet në Tampa të Floridës u kishin bërë thirrje banorëve “të mos largohen nga shtëpitë e tyre” për shkak të kalimit të uraganit.

“Mos u mundoni të sfidoni Nënën Natyrë, do të humbni 100 për qind”, u tha nga autoritetet.

Ndërkohë, një thirrje banorëve u shtë bërë edhe nga policia.

"Kush vendos të mos evakuohet, le të shkruajë emrin e tij në këmbë ose në krahë për identifikimin. Kjo do të lehtësojë identifikimin e kufomave"./La Repubblica 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?