Florida, shtator 2024

Uragani ‘Helene’ në SHBA/ Rritet bilanci i viktimave, 90 të vdekur, miliona shtëpi pa energji elektrike

30 Shtator, 14:13| Përditesimi: 30 Shtator, 14:18

  • Share

Të patën 90 persona kanë vdekur nga uragani Helene që goditi pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara më 26 shtator. Stuhia e kategorisë 4, me erëra të të fuqishme që arritën shpejtësinë 250 km/h dhe reshje të dendura shiu, përfshiu Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhian, Floridën, Tenesinë dhe Virxhinian.

Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit të trupave të tjerë, teksa uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë infrastrukturën rrugore dhe energjetike, duke lënë pa energji elektrike 2.7 milionë konsumatorë.

Dëmet e shkaktuar nga stuhia Helene vlerësohen nga 15 miliardë dollarë deri në mbi 100 miliardë dollarë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Joe Biden planifikon që të vizitojë zonat e prekura gjatë kësaj jave. Një ditë më parë Biden u zotua se do t’iu ofrojë ndihmë për rimëkëmbje shteteve të goditura.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?