Bota

Uragani Ida godet SHBA-në, pa energji elektrike më shumë se 1 milion shtëpi

30 Gusht 2021, 09:21| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 09:24

  • Share

Çati të shkatërruara totalisht,  shtëpi të shembura dhe mijëra pemë të çrrënjosura janë këto imazhet që po lë pas uragani Ida. Më shumë se 1 milion shtëpi, në New Orleans kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani ka goditur vendin.

Ajo zbarkoi në zonë të dielën pasdite, si uragan i kategorisë 4, me erëra deri në 240 kilometra në orë. Mijëra njerëz u zhvendosën nga shtëpitë, ndërsa ata që nuk ikën, u këshilluan të strehohen në vend. Deri tani ka humbur jetën një person pas rrëzimit të një peme mbi shtëpinë e tij.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, tha se Ida mund të jetë uragani më i keq që godet shtetin që nga vitet 1850, por shtoi se autoritetet janë mirë të përgatitura.

“Ky do të jetë një uragan shkatërrues, një stuhi kërcënuese për jetën”, paralajmëroi më herët presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti ka  lëshuar fonde shtesë për përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes.

Ai tha se mund të duhen javë për rikthimin e plotë të furnizimeve me energji elektrike.

Në vitin 2005, New Orleans është shkatërruar nga uragani Katrina, i cili ka lënë të vdekur mbi 1,800 njerëz.

Ida mblodhi forcën mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës gjatë fundjavës..

Në disa vende ujërat kanë arritur në nivele të larta deri në 4.8m.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?