Uragani Militon po shkon drejt Floridës. Shumë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar katastrofës që po vjen.
Ndërkohë sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NCH) Miltoni ka lëvizur drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe pritet që të arrijë në tokë rreth Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes.
Raportohet se gjatë orëve në vijim do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, stuhi dhe erëra të forta deri në 270 km në orë.
Presidenti amerikan në një deklaratë të tijën u shpreh se kjo do të jetë stuhia e shekullit.
"Për më pak se 14 orë Milton do të arrijë në tokë Florida. Do të jetë stuhia e shekullit" ,tha Joe Biden.
Uragani Milton në SHBA pritet të shkaktojë dëme të mëdha sidomos në infrastrukturë dhe po konsiderohet si një nga më shkatërrimtarët e 100 viteve të fundit.
Uragani i shekullit apo sistemi HAARP i shekullit …
Përgjigju