Milton, stuhia e shekullit, zbriti në Florida pasditen e së mërkurës me orën lokale të Floridas afër Siesta Key si një stuhi e kategorisë së 3. Ajo që solli ishte e pritshme: qiej të nxirë, stuhi me shi, përmbytje dhe erëra të forta mbi 190 kmh.
Shërbimi meteorologjik kombëtar paralajmëroi për përmbytje të menjëhershme për pjesën më të madhe të rajoneve në të gjithë shtetin e Floridas.
Në St.Petersburg era arriti shpejtësi marramendëse, aq sa shkuli çatinë e një stadium baseball.
Gati 2 milionë shtëpi dhe biznese raportohet se kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin, me lagje të tëra në errësirë. Në pjesën lindore te Floridas ne St Lucie janë raportuar jetë të humbura, por numri i tyre nuk është i saktësuar ende.
Janë me mijëra ata që kanë lënë banesat e tyre për tu larguar nga stuhia. Në qytetin Palmetto, pranë Tampas, qindra mijëra janë strehuar nëpër godinat e shkollave, si vendstrehime të sigurta.
Autoritetet janë ende në pritje të lindjes së diellit për të nisur operacione kërkiimi dhe nisjen bilanceve te dëmeve në njerëz dhe materiale. Presidenti Joe Biden e cilësoi Milton si stuhinë e shekullit dy ditë më parë dhe se do të ishte më shkatërrimtari në një shekull. Edhe pse gjatë orëve të natës Milton po e humb fuqinë, është ende e rrezikshme sipas autoriteteve që të dilet jashtë. Milton pritet të dalë nga territorI I Floridas pas mesditës së të enjtes me orën lokale.
Pasi uragani Milton goditi Floridën në SHBA, rrugët shihen nën ujë dhe shtëpitë të shkatërruara.
Në videot e publikuara nga CNN shihen rrugë të përmbytura plotësisht, me nivele uji pothuajse deri në tabelat e rrugëve.
E gjithë kjo është një valë stuhie që erdhi nga Gjiri i Meksikës, sipas meteorologut, Chad Myers.
“Erërat nga uragani e kanë shtyrë detin deri në vijën bregdetare, tha ai.