Uran Ferizi në Komisionin e Jashtëm

Uran Ferizi kandidat për ambasador në Britani, Alizoti: Të uroj suksese, por do na duheshe këtu

19 Qershor 2023, 17:08| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 17:11

  • Share

Kandidati për ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi, mori komplimentet e të palëve politike në dëgjesën e mesditës të së hënës, 19 qershor, në Komisionin e Jashtëm.

I kursyer në komplimenta për kandidatët e tjerë deputeti i PD Tomor Alizoti tha se njerëz me formimin dhe eksperiencën e Ferizit do t’i duheshin Shqipërisë edhe këtu.

“Do të ishte mirë të të kishim në politikën shqiptare, se fatkeqësisht truri nga këtu ka ikur. Gjithsesi suksese’, i tha Alizoti.

Vetë Ferizi u shpreh se qëllimi kryesor është përfaqësimi me dinjitet i Shqipërisë dhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve.

Në seancën e 12 qershorit, në Komisionin e Jashtëm u  prezantuan katër nga 12 kandidatët për ambasadorë të tinj të propozuar nga qeveria. Deputetët u njohën me platformat e Blerta Kadzadej  për Turqinë, Ilir Gjonin për në NATO, Ridi Kurtezi për ambasadën tonë në Emiratet Arabe dhe Mustafa Nano për në Zvicër.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?