Papa Françesku përshëndet besimtarët në Sheshin 'Shën Pjetri'

‘Urbi et Orbi’, Papa i drejtohet ‘qytetit dhe botës: Ndaloni luftën në Ukrainë! Shikoni ç’po ndodh në Siri, Iran apo në tokën e shenjtë! Jemi në Luftë të Tretë Botërore

25 Dhjetor 2022, 13:10| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 13:13

  • Share

VATIKAN- “Nëse duam që të jenë Krishtlindjet, Krishtlindjet e Jezusit dhe të paqes, le të shikojmë Betlehemin dhe të fiksojmë shikimin në fytyrën e Fëmijës që ka lindur për ne. Dhe në atë fytyrë të vogël të pafajshme të shohim atë të fëmijëve që dëshirojnë paqen në çdo pjesë të botës”.

Ky ishte mesazhi i Papa Françeskut sot para mijëra besimtarëve në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, mesazhi tradicional përpara bekimit "Urbi et Orbi" (Qytetit dhe Botës). Papa kujtoi dhimbjet e botës dhe si gjithmonë, që nga pushtimi rus i 24 shkurtit, mendimi i tij i parë shkon te Ukraina.

 “Vështrimi ynë le të jetë i mbushur me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainas që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë ose larg shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë. Zoti na bëftë gati për gjeste konkrete solidariteti për të ndihmuar ata që vuajnë dhe për të ndriçuar mendjet e atyre që kanë fuqinë për të heshtur armët dhe për t'i dhënë fund të menjëhershëm kësaj lufte të pakuptimtë! Fatkeqësisht, ne preferojmë të dëgjojmë arsye të tjera, të diktuara nga logjika e botës”, tha ai.

Por lista e konflikteve dhe vuajtjeve, si çdo vit, është shumë e gjatë. Për herë të parë që nga shtypja e dhunshme e protestave popullore, Françesku përmend publikisht Iranin dhe bën thirrje që ai të "ndalojë çdo gjakderdhje".

“Koha jonë po përjeton një mungesë serioze paqeje edhe në rajone të tjera, në teatro të tjera të kësaj lufte të tretë botërore”, thotë Françesku.

“Me keqardhje duhet të vërejmë se, ndërsa Princi i Paqes po na jepet, erërat e luftës vazhdojnë të fryjnë të akullta mbi njerëzimin. Nëse Krishti është gjithashtu rruga e paqes, barrat që i pengojnë njerëzit të shkojnë në Betlehem dhe i përjashtojnë ata nga hiri i Krishtlindjes janë të njëjtat pasione negative që penguan mbretin Herod dhe oborrin e tij të njohin dhe të mirëpresin lindjen e Jezusit: lidhje me pushtetin dhe paranë, krenarinë, hipokrizinë, gënjeshtra”, vijoi kreu i Kishës Katolike.

"Lufta e tretë botërore" e evokuar nga Papa është e përbërë nga fragmente të ndryshme.

“Le të mendojmë për Sirinë, ende e munduar nga një konflikt që është zbehur në plan të dytë, por nuk ka përfunduar. Dhe le të mendojmë për Tokën e Shenjtë, ku dhuna dhe përplasjet janë shtuar muajt e fundit, me vdekje dhe të plagosur. I lutemi Zotit që atje, në tokën që pa lindjen e tij, të rifillojë dialogu dhe kërkimi i besimit të ndërsjellë mes izraelitëve dhe palestinezëve”, tha Papa Françesku.

Ora 08:36
Papa Françesku feston Meshën e Krishtlindjeve: Të mos mposhtemi nga frika dhe dëshpërim, të ringremë sërish besimin

 

Në Meshën e Krishtlindjeve në Romë, Papa Françesku ka bërë thirrje të ndihmohen të varfrit e të dobtit. Nga Katedralen e Shën Pjetrit në Natën e Krishtlindjeve, Papa u shpreh se ata vuajnë më shumë nga lakmia njerëzore.

Në meshën gjigande, që për herë të parë pas dy vjetësh pandemie u zhvillua me praninë e 7000 të ftuarve në Katedralen e Shën Pjetrit, si edhe para 3000 qytetarëve jashtë në shesh, Papa Françesku e vendosi fokusin tek fëmijet që "përpihen nga lufta, varfëria dhe padrejtësia". Jezu Krishti na fton "të kundrojmë jetën, politikën dhe historinë me sytë e fëmijëve". Për shkak të luftës dhe urrejtjes, lindja e Jezu Krishtit na kujton "se zoti është me ne, na do dhe na kërkon."

Papa bëri thirrje që të mos mposhtemi nga frika, pafuqia dhe dëshpërimi dhe të ringremë sërish besimin. "Zoti lind në një çerdhe, që t'i ringrihesh, aty ku ti mendon se e ke arritur fundin. Nuk ka asnjë të keqe, asnjë mëkat, nga të cilat Jezu Krishti nuk do apo nuk mund të të shpëtojë. Krishtlindjet nënkuptojnë që zoti është pranë nesh: Le të rilindë sërish besimi!"

Papa iu drejtoi thirrjen të krishterëve që në emër të Jezu Krishtit të kujdesen "për ata që kanë humbur shpresën që ta ringjallin atë sërish."  Mesha e madhe e përvitshme në Katedralen e Shën Pjetrit u zhvillua më herët dhe pa kufizimet e Coronës. Në mesditë, Ditën e Krishtlindjeve në mesditë pritet që Papa të japë bekimin "Urbi et Orbi" - "Për Botën dhe Qytetërimin". Në fjalimin e tij tradicional Papa i kushtohet edhe zhvillimeve politike aktuale në botë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?