Kosova & Rajoni

Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA

12 Mars, 12:50| Përditesimi: 12 Mars, 12:59

  • Share

Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës i ka lëshuar sot urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i shpallur edhe non grata nga SHBA.

Lidhur me këtë është diskutuar edhe ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku analistja Ardita Behluli tha se pavarsisht kësaj Dodik gëzon një mbështetje të madhe nga presidenti serb.

‘Dodik ka një mbështetje të madhe nga Vuçiç në Serbi. Gjërat janë duke ndryshuar këtu në Serbi brenda orës, por të shohim se si do të vijojë’, tha ajo.

Analistja u ndal edhe tek takimi i djalit të Donald Trump me Vuçiç. Ajo tha se në Serbi ky takim është parë si një mbështetje e SHBA ndaj Serbisë.

‘Ardhja e djalit të Trump ishte një skenar i mirëmenduar sepse Vuçiç pas vizitës në një deklaratë ka premtuar realizmin e një projekti kapital në Beograd që e ka premtuar djali i Trump për ndërtimin e një hoteli gjigand. Por ardhja e tij tregon mbështetjen që po i jep SHBA Serbisë. Ndërkohë, opozita këtu po e kritikon ardhjen e djalit të Trump, kjo vizitë në fillim u mbajt disi e fshehur. Komentet e serbëve janë se është një favor për Serbinë dhe bëjnë një paralelizëm me Kosovën pasi Kurti nuk gëzon mbështetjen e Trump, ndërsa presidenti i Serbisë po mban raporte të mira me SHBA’, tha ajo.

Analistja një koment e pati edhe lidhur me protestën e zhvilluar dje (11 mars) në Serbi ku studentët bllokuan televizionet. 

‘Ishte një bllokadë nga ana e studentëve, sepse televizioni i shërben Vuçiçit. Pas protestës ata janë tërhequr nga atje. Pra ishte një revoltë e lëvizjes studentore’, tha ajo.

Në Serbi më 15 mars studentët serb do të organizojnë një tubim të madh kundër qeverisë së Aleksander Vuçiç. Lidhur më këtë analistja u shpreh se edhe pse Vuçiç ka paralajmëruar se s'duhet të ketë tensione, ajo tha se këto nuk do të mungojnë.

‘Protesta do të jetë madhështore dhe më e madhja që kanë ndodhur deri tani, sepse ka një organizim të madh nga të gjitha qytetet këtu në Serbi. Por, protesta e 15 marsit a do të mund të mobilizojë një numë të madh të qytetarëve duke qenë se Vuçiç ka thënë se nëse ka incidente ata persona që do ti shkaktojnë do të arrestohen dhe do të bëjnë burg nga 3 deri 15 vite burg. Unë mendoj se provokimet nuk do të mungojnë nga njerëz të Vuçiç', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?