Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, ka kërkuar nga të gjitha subjektet që tregtojnë fruta-perime, që në mënyrë të menjëhershme t'i paketojnë ato. AKU iu bën thirrje bizneseve që frutat dhe perimet të mbulohen me plasmas të tejdukshëm në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave.
Po ashtu të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit, por vetëm me dorashka. Po ashtu për mosrespektimin e masave kundër koronavirusit, AKU ka gjobitur një furrë buke në Fier pasi ka konstatuar se prodhim dhe tregtim të bukës në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Referuar këtyre shkeljeve ligjore ka gjobitur subjektin në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.
Po ti lash fruta-perimet ne shtepi nuk ka rrezik,gjithashtu mund ti marresh duke perdorur doreza ose ndonje cope leter.
Përgjigjurritje cmimesh qe keto se vrasin trurin dhe te kalbura per te ndihmuar matrapazet
PërgjigjuCa paketimi ore se gjysma i bie te jene te prishura ose te kalbura. Te gjithe kemi qene jashte, jo me larg se ne Itali. Neper supermarkete ka dorashka plastike dhe cdo kush qe do te bleje fruta perime, vesh dorashkat dhe zgjedh prodhimet qe deshiron. Mos beni gabim per paketim
Përgjigju