Urdhërarresti për ish zv kryeministrin, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn! I nis kërkesë Interpolit

24 Korrik 2023, 11:00| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 13:31

  • Share

Prokuroria e posaçme i ka përcjellë Interpolit dosjen ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për shpalljen e tij në kërkim ndërkombnëtar me tri akuza për çështjen e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Veprimi i SPAK, erdhi pasi policia e shtetit, u dorëzoi prokurorëve një raport ku informon se ekzekutimi i vendimit të gjykatës për masën arrest me burg në mungesë ka qenë i pamundur brenda vendit pasi ish-ministri i financave nuk është gjetur në 12 qarqe. Më 19 korrik prokuroria i dorëzoi policisë për ekzekutim vendimin e gjyqtarit Erion Bani që caktoi masën “arrest me burg” në mungesë ndaj Arben Ahmetajt, për akuzat korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

Menjëherë policia ushtroi kontrolle në disa banesa në Tiranë e Durrës dhe shpërndau të dhënat e Ahmetajt në pikat kufitare. Pas kërkimit të tij brenda vendit, policia i ktheu përgjigje prokurorisë duke theksuar se ish-zv.kryeministri nuk është gjetur brenda territorit të Shqipërisë dhe SPAK, nuk ka vonuar t`ja përcjellë dosjen interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Më 14 korrik, Parlamenti miratoi me 117 vota, kërkesën e prokurorëve për masën e arrestit ndaj Ahmetajt dhe kontrollin e banesës. Po atë ditë, avokati i tij Henrik Ligori u shfaq para kamerave në dyert e SPAK, duke deklaruar se klienti i tij ndodhej në Angli pranë familjes.

Ahmetaj ndodhet në Angli pranë vajzës dhe familjes së tij, do kthehet kur të ketë lirinë.

Me kërkesë të SPAK, Interpol Tirana përcjell dosjen e Arben Ahmetajt në zyrat qendrore të organizatës në Lion të Francës. Pjesë e dosjes, janë të dhënat personale të ish-zv.kryeministrit, emri, atësia, mbiemri, datëlindja, kombësia dhe shtetësia, fotot e tij, përshkrimi fizik, gjurmët e gishtave, relacioni i SPAK me faktet e akuzës dhe provat kryesore dhe vendimi i GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij arrest me burg në mungesë. Zyra qendrore e Interpolit shpall më pas në kërkim Ahmetajnt në 194 shtet anëtare të cilave u kërkohet arrestimi i tij për t`ia dorëzuar Shqipërisë për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar prona dhe shuma monetare në 6 raste nga biznesmenët, në këmbim të përfshirjes së tyre në aktivitetin e incineratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Shumat e përfituara, sipas prokurorisë, janë kthyer në prona, konkretisht dy vila në Hamallaj dhe Palasë, të sekuestruara pak muaj më parë nga GJKKO me urdhër të SPAK, edhe pse ishin në pronësi përkatësit të Erjola Hoxhës, partneres aktuale të Ahmetajt dhe ish-gruas së tij Albina Mançka.

Më 18 korrik prokuroria ushtroi kontroll në 7 banesak u gjeti dhe sekuestroi dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët po i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Gjykata ka vendosur edhe masën e sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Vilat dhe apartamentet, sipas SPAK janë përfituar përmes procedurave fiktive të kalimit të tyre nga personat e tretë tek ish gruaja e Ahmetajt Albina Mançka dhe partnerja aktuale Erjola Hoxha. Ndërkohë në gjkko në seancën e radhës për incineratorin e Fierit, avokatët e Klodian Zotos dhe Lefter Kokës kërkuan më tepër kohë për të bërë mbrojtjen. Seanca e radhës u caktua më 6 shtator ku do parashtrohen argumentat e mbrojtjes për disa prej të pandehurve. Gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit, pasi shkak për shtyrjen e bë mos përgatitja e tyre. Mbrohtësit ligjorë u paralajmëruan se do të ketë masa, nëse nuk do jenë gati edhe në seancën tjetër për të paraqitur konkluzionet.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 24/07/2023 22:56

    Te ter drejtoret qe ky ka emeruar i ka perdorur, disa per vjedhje e disa moracake te vegjel i benin ndonje dashnore! Ja kahtu lamgaraqesh jan tabani ktyne pederastave! Merjani telefonat se do duhet i burg me vete per meta langot dhe cerrat drejtor te ahmetit! me kom tmar lepuro!

    Përgjigju
  • Liku: 24/07/2023 22:41

    Ka marre shembull nga Llalla

    Përgjigju
  • daku: 24/07/2023 22:01

    nje zv. kryeminister qe i arratiset drejtesise eshte skandal i madh per nje vend qe kerkon te shkoje drejt komunitetit europian. sepse zv.kryeministri ka pasur nen kontroll ministra

    Përgjigju
  • vali: 24/07/2023 15:23

    Arben Ahmetaj eshte aq burre sa te kthehet dhe te pastroje veten nga akuzat- ketu do jemi kur te kthehet dhe te hape thesin

    Përgjigju
    • xXx: 24/07/2023 18:29

      Tigrushi vetëm burrë që s'është...

    • Grupi: 24/07/2023 15:53

      Arben Ahmetaj vetem burre nuk eshte. Nese kthehet do e beje se nuk ka asnje mundesi tjeter dhe do e kapin si lepur. Tjeter gje pastaj qe ketu jane te gjithe te koruptuar si Ahmetaj dhe duhet ti kete shok burgu. Urojme t'ju vije radha te gjitheve.

  • Socialisti: 24/07/2023 14:32

    Ore si ka mundesi e lane te ikte tani Po e shpallin ne kerkim nderkombetar, keta te hedhin hi syve tamam specialista

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 24/07/2023 14:12

    Hëëë more popull! E shikon cfare sakrifice ben partia,qeveria,Spak-u,Taku,Boli e Interpoli ne kete situate kaq te rende qofte ekonomike,politike,arkaike,patriotike,kombetare e nderkombetare??? Ne kete vape perveluese keta sherbetore,shenjtorë,puthadore te krimit e te korrupsionit nuk e bejne fjalen dyshe hidhen ne sulm frontal qe ta marre vesh bota se vertete ukrainasit luftojne me jeten e tyre per çlirimin e vendit nga pushtuesi rus,por edhe keta tanet luftojne me kuleten e pasur per te ruajur pasurine e vjedhur e grabitur,pushtetin dhe krimin shtetetor 33 vjeçar. Hajde popull mos e ul koken,as moralin dreqi ta haj vetem PËRPARAAA!

    Përgjigju
  • Skenderbeu: 24/07/2023 13:33

    Kur ju dha urdherarresti pse nuk ju bllokua pasaporta por u lejua te largohet qete qete.

    Përgjigju
    • Sa kafe pi ky tipi?: 24/07/2023 18:27

      Sa pasaporta ka pas ky që strehohet në Angli më çfarë statusi është aty? Sikur ajo Suela Doberman t'a dëboj në Ruanda a kemi marrëveshje extradimi me Ruandën? Po Ilir Floriri do shkoj dhe ky në Angli? Saliu nuk ikën se është trim.

    • Pse: 24/07/2023 16:00

      Pse nuk e arrestuat para tre javëve që mos të ikte?

    • Andi: 24/07/2023 15:29

      Ore kaqol, urdhër arresti është prerë 2 javë pasi kishte ikur

  • Beni angli: 24/07/2023 13:22

    Trimat nuk dorezohen...shqiptareve pakesoi buken e shtoi drurin..mbaje shenim o popull nga arben ahmetaj.

    Përgjigju
  • Kthimi: 24/07/2023 13:12

    Turp është dënuar vetëm me thashetheme! Prova të tërthorta, asnjë provë direkte. Institucjone te korruptuara

    Përgjigju
    • @Kthimi: 24/07/2023 17:34

      Nuk mund te quash thashethem nje ish funksionar te larte me dy vila, nje per gruan e pare dhe nje per gruan e dyte. Kaq jane shume pak por mendoj se SPAK do thellohet te pazari qe Ahmetaj beri me Mezan Malajn dhe Dritan Lelin ne Vlore. Apo kujton se kjo nuk dihet. Mos thuaj qe familja e bashkejetueses eshte pasur se nuk eshte mire te themi te verteta. As ate tjetren qe ish gruaja ka patur para nga familja dhe shoqja i jep vile. Nuk jane thashetheme por fakte. Tjeter gje se nuk eshte vetem Ahmetaj por jane 99.9% e politikaneve. Te gjithe duhet te denohen.

    • Beni angli: 24/07/2023 13:37

      Haha doli legend i pare haha mbron nje bandit

  • e drejta: 24/07/2023 11:56

    A THUA DO TA KAPIN....!!!

    Përgjigju
    • Kastriot: 24/07/2023 13:13

      E kishin kap kur ishte ne shqipri e jo ne angli. Ai gjati ka faj ktu sepse gjith rrethi vet esht korruptum kurse ai nuk di asgje. Si esht e mundur kjo or tej

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?