Presidenti Rus, Vladimir Putin

Urdhër-arresti për Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nëse merr pjesë në samitin e Afrikës së Jugut ai do t’ju dorëzohet autoriteteve  

2 Maj 2023, 11:54| Përditesimi: 2 Maj 2023, 12:05

  • Share

Një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar pak kohë më parë për Vladimir Putin, do të privojë nga pjesëmarrja ne samitin e Afrikës së Jugut presidentin rus, i cili rerezikon të arrestohet nëse shkel në këtë vend.

Që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, ku akuzon këtë të fundit për krime lufte në Ukrainë, ai rrezikon të arrestohet nëse shkel në çdo vend që është nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Edhe pse aktualisht është e paqartë nëse Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht në samitin vjetor të Afrikës së Jugut, ekziston mundësia që ai të arrestohet në këtë vend pasi Afrika e Jugut, është vend që zbaton juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas mediave lokale, zyrtarët e Afrikës së Jugut po përpiqen të bindin presidentin rus që të mos marrë pjesë personalisht. Samiti është një takim vjetor i pesë ekonomive kryesore – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – të njohura si BRICS.

Një ish-këshilltar i Kremlinit ka parashikuar gjithashtu se Putini nuk do të fluturojë në Afrikën e Jugut për samitin, por pretendoi se kjo nuk do të ishte për shkak të kërcënimit të arrestimit të tij.

Kujtojmë se më parë Kremlini e ka injoruar këtë urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 02/05/2023 12:14

    Kushë është ai trim që do e bëj këtë lëvizje ( të arrestojë këtë person kaq të fortë në gjithë kombin ) ndërkombëtare. Të paktën y frynë që i frynë fyellit këta njerëz po pakë me lezet se shurdhimi dhe veshët e të tjerëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?