Këto janë pamjet e hyrjes së pallatit ku banonte Marjeta Karaj e cila u arrestua ditën e sotme nga policia për vrasjen e të dashurit të saj Menduh Kurt Deda në vitin 2017 për borxhin prej 1 milionë lekësh të reja që ky i fundit i detyrohej.
56 vjeçarja banonte në zonën e Alliasit, ku edhe kishte përqendruar aktivitetin e OJQ-së që kishte hapur së bashku me viktimën për “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.
Lajmi kryesor:
Zbardhet krimi horror i 2017-s në Tiranë! 56-vjeçarja mori peng, dhunoi e urdhëroi djegien gjallë të të dashurit 61-vjeçar se i kishte 1 mln lekë borxh! U ndihmua nga i biri
B.V//ReportTv.al