Donald Trump

Bota

Urdhëron FBI-në, Donald Trump: Rihapni hetimet ndaj Brett Kavanaugh

29 Shtator 2018, 04:05| Përditesimi: 29 Shtator 2018, 04:08

  • Share

Presidenti i amerikës, Donald Trump ka deklaruar të premten se ai ka urdhëruar FBI-në të rihapë hetimin e saj ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, i cili lidhet me akuzat për sjellje të pahijshme seksualisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Trump nëpërmjet një postimi që ka bërë në Twitter, por presidenti i Shteteve të bashkuara ka theksuar se puna duhet të bëhet në më pak se një javë.

Unë kam urdhëruar FBI-në të kryejë një hetim plotësues për të përditësuar dosjen e gjyqtarit Kavanaugh. Siç ka kërkuar Senati, ky azhurnim duhet të jetë i kufizuar dhe i përfunduar në më pak se një javë. 

                Donald Trump

Mirëpo Kandidati i Trump për në Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh është akuzuar nga dy gra për sjellje të pahijshme seksuale kur ka qenë adoleshent, ndërsa dje pati edhe seancën e parë publike gjyqësore në Senatin Amerikan.

Komento

Komente

  • geg hyseni: 29/09/2018 04:39

    Eehh.. si eshte kjo bote! Ky gjyqetari akuzohet per sjellje te pahieshme seksuale te kryera para 40 vitesh,kur ishte adolishent, ndersa ketu ne albanistanin tone me ze dhe figure çfaqet nje minister duke çfrytezuar postin me hapje mbertheçkas dhe demshperblehet per prishje imazhi dhe fap shperblehet me post drejtori ne kryeministri, apo ne orarin e punes brenda seances parlamentare deputetet shkembejne mesazhe erotike dhe te nesermen organizoine konferenca shtypi per vlerat e moralit ne politike!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?