LEZHË- Kjo është 33-vjeçarja Dava Ndoj, nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila një ditë më parë i përfshi në një konflikt me familjaret e burrit me të cilin është në proces divorci. Urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna, e cila thotë se është e vazhdueshme që prej muajin janar të këtij viti, pasi është në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj. Ajo shpjegon ngjarjen e ndodhur 1 ditë më parë, ndërsa faturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë.
Mes lotësh në sy 33-vjeçarja Ndoj, thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore, të cilët i akuzon për mos zbatim të ligjit. Mes vështirësive ekonomike dhe një fëmije të sëmura, Dava Ndoj kërkon mbrojtje.
"Unë kam qenë duke ndenjur me djalin në shkallë, në ballkon, aty ka ardhur motra e ish-burrit tim se me burrin jam në proces gjyqësor, më është vërsul edhe në prani të djalit, ishte rreth orë 4-5, më ka dotiru në kokë, me 2 fëmijët e vet, dhe me pleqtë, plaku më shumë. unë që nga 16 janari jam në proces gjyqësor, jam me urdhër mbrojte, nga shteti nuk kam gjetur qetësi, lufta ka nisur që në 16, avokati është burri i asaj që më ka goditur, me vajzën dhe djalin e saj, Angjela, Hake dhe Redon, këto e kanë pasur shtetin me vete. Kam 4 fëmijë, unë jetoj që dy muaj, pa ujë e pa drita sepse i kanë lënë pa i paguar që të ma bëjnë jetën më të vështirë që të ikë nga shtëpia. Unë kam djalin me probleme shëndetësore, ai është me insulinë, ka vuajtur shumë, më kanë kafshuar dhe në dorë. Policia më ka lënë 2 orë në Komisariat, se pala tjetër kishte ardhur në spital për të marrë mjekimin e duhur, fëmijët i kam në mbrojtje të murgeshave, dua një rrugë zgjidhje kaq", ka thënë Ndoj.
Prej mbrëmjes së të shtunës Dava Ndoj po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa 4 fëmijët e saj janë marrë nga murgeshat në Fushë-Krujë. Sot Policia ka bërë arrestimin e kunatës që e dhunoi, Age Gjaci.
Dava Ndoj