Politikë
Top 24

Urdhri i Ademit, dy qendra të kyçura në Shkodër, roja-policit: E ka mbyllur tjetërkush (VIDEO)

29 Qershor 2019, 18:27| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 19:19

  • Share

Shkolla 'Jordan Misja' në Shkodër ku janë përcaktuar dy qendra votimi në varësi të KZAZ-së nr. 4 është kyçur pas urdhrit të kryebashkiakes Voltana Ademi. Anëtarët e komisionit bashkë me personat e tjerë kanë shkuar për të çuar materialet zgjedhore, por dera ka qenë e mbyllur.

Komisioni i KZAZ-së përballë kësaj situate i kërkoi ndihmë policisë. Efektivi i kërkoi që të hapte derën rojes, por ai shpreh se 'nuk e di, e ka mbyllur tjetërkush, jo unë'. Kryebashkiakja  Voltana Ademi nuk ka lejuar që shkollat  të vihen në dispozicion si qendra votimit.

Me një urdhër, të cilin e ka ngjitur në dyert e jashtme të këtyre shkollave shkruhet "Ndërtesat që janë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Shkodër janë në shërbim sipas funksionit që ato kanë të përcaktuar në dokumentin e pronësisë. Askush nuk është i lejuar për t'i përdorur ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër.

Sipas përcaktimit ligjor ky objekt është i paprekshëm pa lejen e institucionit të Bashkisë", shkruhet në dokument.


Lajmi kryesor:

Gati për votime! Materialet zgjedhore u shpërndanë në të gjithë vendin me përjashtim të disa zonave në Shkodër


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?