Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Urdhri i Biden, Klosi: Bllokimi i pasurisë për zyrtarë e ish zyrtarë të korruptuar nga SHBA, vazhdim i vendimit për Berishën! Hajdari: Tani të flasë SPAK

9 Qershor, 22:44| Përditesimi: 9 Qershor, 22:59

Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi urdhri për shtimin e Shqipërisë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria personave të korruptuar, është vazhdim i urdhrit për shpalljen ‘non grata ‘ të Sali Berishës. Në emisionin ‘Repolitix’, Klosi tha se Berisha por dhe emrat e tjerë që do të vijnë më pas këtij urdhri është një paralajmërim i SHBA-së për këto të pandëshkueshëm dhe që ka lidhje me korrupsionin.

“Ata po thonë se situata në Ballkan me korrupsionin cenon sigurinë e rajonit por dhe të SHBA dhe  futja e Shqipërisë në këtë listë është vazhdim i asaj që u vendos për Berishën ‘non grata’. E filluan me Berishën, por do të jenë edhe të tjerë.  Ky urdhër e prek Berishën pasi ka qenë shumë i rëndësishëm në këtë vend dhe është akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe pengesë të demokracisë. Edhe Berisha dhe ata të tjerët që do të vijnë më mbrapa janë paralajmëruar se SHBA do i ndëshkojmë në këtë mënyrë. Problemet e Ballkanit sot nuk janë të thjeshta, rajoni është shumë problematik, pasi këtu shfaqen më së shumë përplasjet  mes dy sistemeve mes perëndimit dhe asaj ruse e kineze.

Ndërsa konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se pas goditjes së SHBA i bëri Berishës, një nga politikanët më të fuqishëm në këto 30 vite, tani e ka radhën SPAK të flasë, një institucion i drejtësisë së re, i financuar nga vetë SHBA.

“SHBA ka listën e personave dhe më pas futi dhe Shqipërinë në këtë urdhër. Ata janë shtete serioze, nuk fusin vendet kot në listë dhe më pas u thonë autoriteteve të tyre shkoni gjeni prova. Urdhri ka listën brenda dhe provat për secilin prej tyre. Lista ka numra llogarie dhe pasuri se ku i kanë personat e korruptuar. Goditën politikanin më të fuqishëm në 30 vite Sali Berishën, ndërsa emrat e tjerë do na duken gurët e radhës. Tani e ka radhën SPAK të flasë”, tha Hajdari.

Për deputetin Myslim Murrizi, ku urdhër është shumë i mirë për shqiptarët, por shumë i keq për politikën.

“Ky urdhër është shumë i mirë për shtetasit shqiptarë dhe shumë e keqe për politikën. Ashtu si e lexojë unë, urdhri thotë ‘mos flisni kot se e dimë shumë mirë se çfarë keni bërë, pasi ne e dimë të gjithçka se çfarë keni bërë dhe sot ka ardhur koha të merremi me ju’, tha Murrizi.

Urdhrin Ekzekutiv i Presidentit amerikan, Joe Biden ka përfshirë edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Në urdhrin ekzekutiv kërkohet Bllokimi i Pronës dhe Pezullimi i Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Kjo duket si një goditje tjetër për ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij pas shpalljes "Non Grata" pak ditë më parë nga SHBA. Sipas këtij urdhri, Berisha dhe familja e tij rrezikojnë t'u bllokohet pasuria që kanë në SHBA. 

 

I.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?