Koreja e Veriut raportohet se ka hedhur në erë ndërtesën e zyrës ndërlidhëse me Korenë e Jugut, ku zyrtarët e saj bashkëpunonin përkrah homologëve të Koresë së Jugut, veprim ky që dukej se do t’i jepte fund konfliktit shumëvjeçar, shkruan New York Times.
Rojet kufitare në Korenë e Jugut kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm si dhe re tymi të zi në qiell në Kaesong, qytezë kjo ku ishte ndërtuar objekti i zyrës ndërlidhëse.
Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë konfirmuar se Koreja e Veriut, ka shkatërruar ndërtesën katërkatëshe të punuar nga çeliku dhe xhami dhe që ndryshe njihej si zyrë ndërlidhëse.
Tri ditë më parë, Kim Yo-jong, motra e liderit veri-korean Kim Jong-un, ka paralajmëruar “një skenar tragjik për zyrën Veri-Jug duke e cilësuar si të padobishme dhe se do të shembet plotësisht”.
Zyra ndërlidhëse ishte hapur në vitin 2008 si zyra e parë që funksiononte me orar të plotë ku mbaheshin kontakte mes dy koreve, Kim Jong-un dhe presidentit jug-korean Moon Jae-in, që asokohe dukeshin optimist për funksionimin e saj. Në këtë zyrë punonin zyrtarë të dy Koreve.