Urdhri i parë i Olsian Çelës për prokurorët: Kaloni dosjet e zyrtarëve dhe krimit tek SPAK, ruani sekretet /Dokumenti

15 Dhjetor 2019, 13:32| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 15:22

  • Share

Katër ditë pas marrjes së detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela ka firmosur udhëzimin e parë. Udhëzimi i datës 10 dhjetor 2019, i cili mban firmën e kryeprokurorit të ri, parashikon detyrimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe të prokurorëve të juridiksionit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet, sipas kompetencës, në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet fjalë për të gjitha dosjet e parashikuara në nenin 135 të Kushtetutës së ndryshuar në 2016 si dhe në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, të cilat kalojnë në duart e SPAK-ut. Konkretisht përfshihen të gjitha dosjet e korrupsionit, dosjet pasurore si dhe të gjitha çështjet ku nën hetim janë pushtetar dhe ish-pushtetar që nga vitet ’90 si dhe persona të krimit të organizuar. 

Sipas udhëzimit “Prokurori i prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për aktet, procedimin apo çështjet penale, të regjistruara për veprat penale dhe/ose ndaj subjekteve të listuara në nenin 75/a të K. Pr. Penale i ndryshuar, të cilët janë në fazën e hetimeve paraprake, vendos moskompetencën dhe transferimin e akteve, procedimit/çështjes penale për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme, duke njoftuar gjykatën përkatëse në rastet kur ndaj personit nën hetim ose të pandehurit është disponuar me vendim të gjykatës në këtë fazë. Prokurori i prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm për aktet, procedimin apo çështjet penale, të regjistruara për veprat penale dhe/ose ndaj subjekteve të listuara në nenin 75/a të K. Pr. Penale i ndryshuar, të cilët janë në fazën e hetimeve paraprake, vendos moskompetencën dhe transferimin e akteve, procedimit/çështjes penale për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme”. 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përmes udhëzimit, u kërkon prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe prokurorëve me juridiksion të përgjithshëm që të ruajnë sekretin hetimor gjatë inventarizimit dhe transferimit të dosjeve. “Në prokuroritë pranë gjykatave për krimet e rënda dhe në prokurorinë pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të merren masa e duhura administrative dhe procedurale penale për të siguruar ruajtjen e sekretit dhe konidencialitetin e të dhënave hetimore dhe ndalimin e publikimit të akteve, procedimeve apo çështjeve objekt kalimi për kompetencë prokurorive përkatëse, para, gjatë dhe pas dorëzimit në prokuroritë kompetente”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keni: 15/12/2019 14:03

    Boll me keto urdheri pare e urdheri i dyte sikur ca po behet. E dini shume mire qe prokurori pergjithshem ska lidhje me hetimin. Zhurme kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?