Foto ilustruese

Urdhri i Psikologut kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve: Vaksinoni edhe psikologët, po përballen me të njëjtat rreziqe si mjekët dhe mësuesit

18 Mars 2021, 21:00| Përditesimi: 18 Mars 2021, 21:06

  • Share

Urdhri i Psikologut i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komitetit Teknik të Ekspertëve që të nisë sa më parë procesin e vaksinimit kundër COVID-19 edhe për punonjësit psikologë.

Në letrën dërguar drejtueses së këtij Komitetit, zv.ministres Mira Rakacolli, theksohet se aktualisht psikologët po e ushtrojnë profesionin, duke u përballur me rrezikun e infektimit, për shkak të kontaktit të drejtëpëdrejtë me individët, ndaj të cilëve ofrojnë shërbimin e tyre.

Më tej në letër nënvizohet se psikologët sikundër punonjësit e shëndetësisë dhe mësuesit, përballen me të njëjtat rrezikshmëri, për t’u infektuar dhe kjo jo vetëm për ata psikologë, të cilët kanë qenë pjesë e Qendrave Spitalore COVID, por edhe të gjithë profesionistët e tjerë psikologë.

‘Në kushtet kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, do të kërkonim nga ana juaj që një vëmendje e veçantë të mbahet edhe për punonjësit psikologë të cilët aktualisht po e ushtrojnë profesionin, duke u përballur me rrezikun e infektimit, për shkak të kontaktit të drejtëpëdrejtë me individët, ndaj të cilëve ofrojnë shërbimin e tyre. Siç ju jeni tashmë në dijeni, psikologët kanë dhënë e po vijojnë të japin një ndihmë të çmuar në përballjen me pandeminë. Ne nuk kemi ndaluar asnjë ditë së ofruari shërbimin madje edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë. Psikologët sikundër punonjësit e shëndetësisë dhe mësuesit, përballen me të njëjtat rrezikshmëri, për t’u infektuar dhe kjo jo vetëm për ata psikologë, të cilët kanë qenë pjesë e Qendrave Spitalore COVID, por edhe të gjithë profesionistët e tjerë psikologë.’- thuhet ndër të tjera në kërkesën drejtuar komitetit Teknik të Ekspertëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anila: 18/03/2021 21:48

    Jane vaksinuar psikologet e QSUT, te gjithe qe punojne ne repartet covid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?