Bashkia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se po vijon procesi i emërimit të drejtuesve rinj, të cilët zëvendësojnë administratorët që dhanë dorëheqjen, me kërkesë të kreut të qeverisë Edi Rama, gjatë muajit korrik.
Shtatë janë administratorët që janë emëruar në njësitë administrativet qytetit të Durrësit dhe Njësinë Administrative në Sukth, të cilët zëvendësuan administratorët të cilët dhanë dorëheqjen.
Në Njësinë Administrative Sukth u emërua Erjon Xhili, në Njësinë Administrative Numër 1, Pranvera Gagani. Alketa Veseli u emërua hë krye të Njësisë Administrative Numër 2, kurse në Njësisë Numër 3 Petrit Ismailati.
Në krye të Njësisë Administrative Numër 4 u emërua, Frederik Musai. Redion Tabaku u emërua si administrator i ri në Njësinë Numër 5. Kurse në Njësinë Administrative Numër 2 u caktua Agustin Ndoj.
Komente
