Bashkia e Fierit

Politikë

Urdhri i Ramës/ Ndryshojnë 5 krerët e Njësive Administrative Fier, 4 'mbijetojnë'! PS emëron të rinjtë, priten lëvizje dhe në drejtoritë vendore (EMRAT+ZONAT)

2 Gusht, 16:08| Përditesimi: 2 Gusht, 16:17

  • Share

Fier- Pas një procesi të gjatë monitorimi dhe vlerësimi të performancës së drejtuesve lokalë, sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka vendosur të kryejë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e njësive administrative dhe rajoneve të qytetit Fier.

Lëvizjet kanë prekur 6 zyrtarë vendorë. Kanë ndryshuar drejtuesit e 5 njësive dhe 1 prej rajoneve në Bashkinë e Fierit, teksa 4 të tjerë të njësive dhe 3 të rajoneve e kanë mbajtur postin pas analizës së performancës.

Vendimet janë marrë në koordinim me drejtuesen politike të qarkut Fier dhe janë miratuar nga strukturat vendimmarrëse të partisë.

Burime nga selia e PS në Fier bëjnë me dije se ndryshimet synojnë të forcojnë administratën vendore dhe të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.

Ndryshimet e miratuara në Njësitë Administrative:
1-Dermenas – Kadri Fasko zëvendësohet nga Kleo Muhametaj
2-Libofshë – Themie Doko zëvendësohet nga Ilir Meçe
3-Cakran – Ferdinant Korçari qëndron në detyrë
4-Levan – Ahmet Bahaj zëvendësohet nga Eugent Gremi
5-Portëz – Zenel Selimaj qëndron në detyrë
6-Frakull – Dashnor Troka zëvendësohet nga Emiliano Braka
7-Mbrostar – Shpëtim Gremi zëvendësohet nga Indrit Zeqo
8-Qendër – Erald Qirio qëndron në detyrë
9-Topojë – Aleksandër Kola qëndron në detyrë
Ndryshimet në drejtimin e rajoneve të qytetit Fier:
-Rajoni 1 – Bilbil Çela zëvendësohet nga Albions Proko
-Rajoni 2 – Arti Sollaku qëndron në detyrë
-Rajoni 3 – Erson Goga qëndron në detyrë
-Rajoni 4 – Ermelinda Çepele qëndron në detyrë

Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, procesi i ristrukturimit nuk përfundon këtu. Pritet që ndryshime të tjera të prekin edhe nivelin e drejtorive brenda Bashkisë Fier dhe institucionet shtetërore që janë në varësi të qarkut.

Ky riorganizim vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Socialiste në Fier, teksa forcat politike në pushtet synojnë një fazë të re të menaxhimit publik, me efikasitet më të lartë, transparencë dhe përfshirje më të madhe të komunitetit lokal në vendimmarrje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?