Urdhri i Stomatologut u ka bërë thirrje të gjithë dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre deri në datën 3 prill. Sa i përket shërbimeve të urgjencës, Urdhri i Stomatologut urdhëron që të kryhen vetëm konform Protokollit të OBSH.
"Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH", njofton Urdhri i Stomatologut.