Foto ilustruese

Ekonomi

Urdhri i Tatimeve/ 97% e biznesit të vogël dorëzoi deklaratën e TVSH 

20 Korrik 2018, 07:20| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 07:40

  • Share

Rreth 11.340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër, sipas DPT, përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.

Administrata Tatimore, nga data 1-16 korrik, ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

DPT bën me dije se do të vazhdojë të ofrojë për të gjithë biznesin, informacionin dhe asistencën e duhur për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?