Paralajmërimi për kontrolle në lidhje me çmimin dhe peshën e bukës duket se ka trembur furrat e bukës të cilat kanë nisur të zbatojnë afishimin e çmimit dhe peshës në të gjitha raftet. Report TV vëzhgoi në disa furra të kryeqytetit, ku duket se nuk ka pasur ende kontrolle, megjithatë urdhri është zbatuar.
Furrat e bukës kanë nisur të zbatojnë detyrimin për etiketimin e peshës së bukës dhe çmimit pas kontrolleve të paralajmëruara në terren duke filluar nga 15 nëntori.
Në ditën e parë të paralajmëruar për kontrollet në terren, Report TV bëri një vëzhgim në disa furra buke në kryeqytet, ku gjitha subjektet kishin afishuar çmimin dhe gramaturën e produktit.
Çdo klient që dëshiron të verifikojë masën e bukës, mund të kërkojë që ajo të peshohet, pastaj të paguajë.
“Është diçka pozitive që afishohen çmimet dhe gramatura, nëse dua i them vajzës e peshon këtu”.-tha një kliente.
Ata thonë se lufta në Ukrainë ndikoi në rritjen e çmimit.
“Çmimet u rritën me 10-20 lekë kur nisi lufta në Ukrainë, prej asaj kohe nuk është rritur”.-tha një klient.
Vëzhgimi i Report TV në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, Laprakës dhe Freskut, konstatoi se furrat e bukës kanë nisur të zbatojnë urdhrin, ndërkohë që nuk evidentoi kontrolle nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut.
Jo vetem peshen e cmimin,por duhet te kete te sakte daten e berjes dhe skadences,permbajtjen si dhe sasite si p.sh sa kalori,sa sheqer,cfare vitaminash,mineralesh dhe sasine e tyre numerike dhe ne perqindje si dhe nese ka ndonje permbajtje qe mund te shkaktoje reaksion ne grupe te caktuara,ose eshte bere ne makina ku kane kaluar perberes qe shkaktojne reaksion qe mund t'i kete nje lloj buke,por mund te mos i kete nje tjeter dhe thjesh kalimi ne te njejtat makineri mund te behet shkak kontaminimi.
PërgjigjuLloji i miellit,rrezja e prejardhja me logo!ka apo jo ngjyrues etj !
Përgjigju