Ministrja Olta Xhaçka

Urë 'Bailey' për 1 mijë banorë të Elbasanit, Xhaçka: Po ndërtohet nga FA për sigurinë e familjeve shqiptare

20 Maj 2020, 17:30| Përditesimi: 20 Maj 2020, 17:32

  • Share

Në Pajun të Elbasanit, një mijë banorë do të kenë shumë shpejt urën lidhëse me pjesën tjetër të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt spitaleve, shkollave apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare.

Xhenierët e Forcave të Armatosura  janë angazhuar në ndërtimin e urës tip “Bailey” në fshatin e njësisë administrative Papër, e treta e ndërtuar nga këta efektivë. Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, inspektoi fillimin e  punës për ndërtimin e urës. Ura mbi përroin në fshatin Pajun do të jetë 45 metër e gjatë.

Xhaçka është shprehur se Forcat e Armatosura krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre, sigurinë e familjeve shqiptare.

"Krahas operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, Forcat e Armatosura mbeten në krye të detyrës edhe për përmbushjen e misionit kryesor të tyre: sigurinë e familjeve shqiptare.
Në Pajun të Elbasanit, 1 mijë banorë do të kenë shumë shpejt urën lidhëse me pjesën tjetër të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e tyre drejt institucioneve shëndetësore, arsimore apo drejt tokave përmes të cilave sigurojnë të ardhurat familjare. Efektivët tanë të batalionit xhenio nisin punën për ndërtimin e urës “Bailey”, e treta e ndërtuar nga këta efektivët brenda pak muajsh",
ka shkruar Xhaçka.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?