Urgjenca e pediatrisë plot, mbi 300 fëmijë në 24 orë! Virozat e stinës, fëmijët me temperaturë dhe kollë

4 Janar 2022, 16:45| Përditesimi: 4 Janar 2022, 16:56

  • Share

Për shkak të virozave të stinës, ditët e para të Vitit të Ri i kanë gjetur prindërit në dyert e urgjencës pediatrike në QSUT, ku në 24 orë janë paraqitur mbi 300 fëmijë me problematika të ndryshme shëndetësore.

"Po pres goxha është fëmijë pa bërë 2 muaj, ka rradhë shumë, duhet të presim. Të shmangemi nga sëmundjet e tjera dolëm jashtë.

Do pres në rradhë çfarë të bëjmë, ku ka lek për privat. Ku di unë sa mjek ka brenda, jam i 108-ti në rradhë" - u shprehën disa prindër.

Rastet dominuese të urgjencave i përkasin foshnjave dhe fëmijëve nga 8-13 vjeç. Simptomat më të shpeshta janë temperatura, kolla dhe problemet respiratore.

"Me temperaturë, me kollë, i ka ikur zëri.

Bllokim, me viroza.

Me temperaturë.

Është periudhë e keqe tani, ftohen kalamajt. Me kollë, temperaturë, 9 vjec është cuni" - thanë disa prej prindërve.

Fluksi i madh i urgjencave pediatrike ka nisur që në muajin dhjetor, për shkak të virozave të stinës. Më të prekur, kanë rezultuar fëmijët që frekuentojnë cerdhet dhe kopshtet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?