Ish deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon situatën në urgjencën e QSUT, ku sipas saj me qindra pacientë presion me orë të tëra në këmbë pa marrë shërbim mjekësor. Vokshi akuzon qeverinë se po i çon paratë në xhepat e 'oligarkëve' dhe nuk ofron asnjë shërbim me qytetarët, madje nuk ka as karrige ku të ulën.
'Miliona euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të Qeverisë, por asnjë shërbim për qytetarët. Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, urgjenca e QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund. Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme. Nuk ka as karrige për pacientët që përfundojnë ulur në shesh.
Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrige, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen. Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramës', shkruan Vokshi në një postim në Facebook.