Sali Berisha

Urime për protestën me Doktor Berishën në krye dhe Zoti ju ndihmoftë!

14 Nëntor 2022, 10:10| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 10:11

  • Share

Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës:

1. Berisha nuk mund të bëjë dot asnjëherë protestë të dhunshme. Këto lloj protestash bëhen vetëm nëse të shkelin syrin amerikanët; dhuna bëhet me lejen e tyre.

Berisha është me karton te kuq; nëse bëhet shkaktar dhune e nxjerrin prej bythe nga stadiumi.

Mos ja kërkoni këtë gjë.

2. Protesta e 7 korrikut dhe ajo e 12 Nëntorit kanë një vlere të spikatur brenda kampit opozitar pasi konfirmojnë se cila nga "opozitat" ka mbështetjen masive të njerëzve. Fakti që Berisha nxjerr njerëzit në shesh e shndërron grupin e "Alibejve" në një organizatë fantazme, deri në momentin që ata japin provën e se kundërtës.

Në këtë kontekst protesta ka shume vlere dhe bën dallimin e qartë se me kë është mbështetja masive popullore në kampin opozitar.

3. Çdo skepticizëm mbi shanset e Berishës për të marre pushtetin është mëse legjitim; është racional. Së pari njëherë sepse është në dyshim shëndeti mendor i Doktorit; kur ai akuzoi Bashën si "të blerë nga rusët" personalisht jam skandalizuar; sepse dhe sikur Basha të jetë i tillë Berisha nuk ka interes ta thotë këtë gjë për sa kohë e ka promovuar në funksione kyçe Bashën dhe ia ka imponuar me dhune figurën e tij gjithë të tjerëve.

Basha jo vetëm që nuk është "agjent rus" siç Berisha thotë, por gjasat janë që ai të jetë krijesë e shërbimeve inteligjente amerikane që ia kanë imponuar Berishës në vitin 2004; me kushtin për ta sjellë në pushtet në 2005-ën.

Në këtë pikë Berisha ende nuk hedh dritë se cila ka qenë ujdia e tij me George Soros në vitin 2003-2004; ujdi për të cilën Sorosi ka folur hapur se ekzistonte dhe në pamë që treçereku i KOP-it në 2005-en ishin njerëz të investuar nga Soros.

Ky ngërç dhe këto akuza për Bashën si "sovjetik" e bëjnë automatikisht Berishën të duket si i destabilizuar psiqikisht përpara asaj që quhet shtresa gri e popullsisë; që është dhe shtresa që bën diferencën.

4. Mendoj që pas 9 Shtatorit 2021; Sali Berisha kishte gjithë të drejtën e tij për të hequr Bashën si kryetar dhe më pas t'i hapte rrugën një frymë të re, kryetar të ri, trojke apo çfarëdo qoftë.

Berisha thotë se ka kërkuar falje për faktin që u imponoi Lulzim Bashën demokratëve; por kjo është tallje. Ça d.m.th që kërkoi falje?

Pse ça bëri Basha, harroi padashje çezmen hapur dhe përmbyti katin e dytë të partisë?

Berisha duhej të merrte përgjegjësi dhe të paguante faturën, sepse nëse kjo punë kalohet me një "Me fal"; ateherë le të vjedhë dhe Edi Rama zgjedhjet e ardhshme dhe të kërkoje falje më pas dhe jemi ne rregull.

5. Të gjithë ju që e keni ndarë mendjen t'i jepni Berishës një shans; duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse ndodh që Rama merr mandatin e 4, ajo dite do jetë momenti i asgjësimit të Partisë Demokratike dhe shndërrimi i saj në perkursor konfliktesh dhe zallamahie që ushqejnë pushtetin e Ramës.

Është bast shumë i rendë ky që keni hedhur dhe gjasat janë që ju do ta humbni bastin.

Urime për protestën. Zoti ju ndihmoftë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?