Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i ri i Polonisë Karol Nawrocki

Politikë

‘Urime President Nawrocki’, Begaj përgëzon Presidentin e ri të Polonisë: Presim avancimin e integrimit gjatë Presidencës Polake në KE

2 Qershor, 12:48| Përditesimi: 2 Qershor, 12:55

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një postimi në 'X' pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Polonisë, Karol Nawrocki. Begaj i ka uruar homologut të sapozgjedhur fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke e konsideruar Poloninë një partnere të rëndësishme në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

'Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.'- shkruan Begaj në postimin e tij.

Presidenti Begaj nuk ka lënë pa theksuar rolin kyç të Varshavës në procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa ka shprehur bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit të Presidentit të ri.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?