Politikë

Urimi i Macron, Rama: Mesazhi juaj do të thotë shumë për mua dhe marrëdhëniet mes dy shteteve tona

14 Maj, 13:44| Përditesimi: 14 Maj, 14:33

  • Share

Pasi presidenti francez Emmanuel Macron e uroi në shqip për fitoren në zgjedhje, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në frengjisht. Presidenti francez e cilësoi kreun e qeverisë si një mik, ndërsa shprehu edhe mbështetjen e palëkundur të Francës ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. 

Në mesazhin që i ka kthyer në frengjisht, Rama vlerëson se mesazhi i tij i urimit ka një rëndësi të madhe jo vetëm për të personalisht, por edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri vlerëson gjithashtu edhe faktin që brenda dy ditësh Shqipëria do të ketë nderin të mikpresë presidentin francez. 

“Faleminderit nga zemra thellësia e zemrës i dashur Emmanuel Macron për mesazhin tuaj të urimit, i cili ka një rëndësi të madhe – jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të ri, si asnjëherë më parë.

Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin t’ju mirëpresë sërish si një mik të çmuar, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dhe që do të qëndroni me ne edhe më pas për të vlerësuar bashkëpunimin tonë të ngushtë”, ka shkruar kryeministri Rama. 

Lajm ne perditesim...

SI.E./Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?