Programacion

E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
Politikë

Uroi 28 Nëntorin me foton e Enver Hoxhës, deputeti Çela s'tërhiqet: Ai udhëhoqi luftën! PS: I morëm telefonin, po bëjmë verifikime! PD: Paketë ligjore për dekomunistizimin

29 Nëntor 2021, 11:11| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 10:09

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai nuk është tërhequr as sot nga deklarata e tij.

Nga Lushnja ku mori pjesë në homazhet në nder të të rënëve në luftën e dytë botërore, deputeti i Lushnjes në prononcimin e tij për mediat tha se figura e Enver Hoxhës nuk është nul pasi ai udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare dhe ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës është njëlloj si figurat e tjera të ballit dhe legalitetit që janë rehabilituar dhe kjo i takon historianëve.

"Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve", tha ai.

Ditën e djeshme, Çela uroi kolegët e tij në Komisionin e Ligjeve për festën e shpalljes së pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha dhe i ofendoi më tej me fjalë të papërshatshme.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen. Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, Balla tha se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela. Ai theksoi se derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.

 “Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.

Lidhur me ngjarjen, Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.

"Sot tregohet edhe një herë nevoja që duhet të merret një paketë e plotë ligjore lidhur me dekomunistizimi e shoqërisë shqiptare dhe në proces konsultimi i gjerë që skena të shëmtuara si ajo e djeshmja të mospërmenden dhe të përsëriten më të ardhshme. Iniciativa është bazuar në përvojat më të mira europiane ku dënohen krimet e komunizmin", tha Alibeaj.

Ka qenë Partia Demokratike e cila ka denoncuar dje një foto të publikuar të mesazheve një grupin e 'WhatsApp', e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend.

Bujar Çela uronte kolegët e tij për ditën e Pavarësisë me një foto ku shihet diktatori Enver Hoxha dhe flamuri kombëtar. Pas postimit, nga SMS-të, duket se kanë reaguar deputetët e PD-së, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se duhet ta heqë këtë mesash 'o deputet faqezi, kushdo qofsh ti hiqe këtë, turp, turp, turp'.

Ora 13:25
Alibeaj: Paketë ligjore për dekomunistizimin, ngjarjet si ajo e djeshmja me foton e Enver Hoxhës të mos ndodhin më

Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend nj paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura. E gjithë kjo nisëm u ndërmor pas incidentit të djeshëm në grupin e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi 29 nëntorin me foton e Enver Hoxhës.

"Rasti i djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i bërë publik tashmë tregon më së shumti  se nuk është vetëm një rast i shkëputur shumë më tepër  se sa kaq. Tregon dhe shtron për diskutim para shoqërisë shqiptare në fakt edhe nevojën për t’u distancuar nga diktatura enveriste, nga pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe sigurisht nga ndikimi në të ardhmen. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë nevojën për të bërë një orë e më parë nevojën imediate, ulëritëse, urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. E në këtë situatë në emër edhe të kolegëve deputetë, në emër edhe pozicionit që kam si nënkryetar i Partisë Demokratike, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së Parlament, marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë. Si një reagim , detyrim moral më tepër dhe një reagim i domosdoshëm.  Por përveç kësaj ajo çfarë unë dhe  kolegët e mi i kemi propozuar kryetarit të partisë është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson atë që thashë pak më parë, dekumunistizimin e shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari pikërisht dekomunistizimin. Pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes. Sigurisht që janë këto synimet tona kryesore të kësaj pakete ligjore.  E mi të gjitha edhe për ndëshkimin në aspektin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, tek e fundit është prova më e gjallë, është prova më energjike Partia Socialiste është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, e trashëgimisë  diktatoriale. Kjo pra është ajo se çfarë ngjarja e djeshme është një detyrim moral dhe politik i yni  ", tha Alibeaj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 30/11/2021 06:20

    Bujari i lumte. E beri si burre dhe ndershmerisht. Ai nuk eshte as komunist apo bir komunisti. Per ke do e beje Basha dekomunistizimin? Per Berishen? Ramen apo surratin e vet.

    Përgjigju
  • Iris: 30/11/2021 04:15

    Enveri ne lufte,jepte urdhera dhe fshihej katundeve.Por komandant i vertete ka qene Mehmet Shehu,atij i kishte dale nami si mes aleateve,si mes gjermaneve,per te gjitha cilesite dhe aftesite e tija.Sa per dekomunistizimin qe propozon Alibeaj & Co,duke filluar nga simbolet,me duket absurde.Para disa vitesh kam blere ne Boston nje set vethesh dhe byrzyluk me yll te kuq,po keshtu,nje nga dyqanet me te famshme ne U.S.MACY,ka si logo te vet yllin e kuq.E ftoj Alibeajn t'a filloje dekomunistizimin nga Amerika ne fillim.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 29/11/2021 19:01

    Per Edin! Normal qe mandatin e ka " marr" nga populli,por nga "populli" i listes! Se te garoj ky lloj deputeti fiton " opingat e Sheros" Po si gjithmon ne histori, abuzohet: Ne emër të popullit! Kam shume respekt për LANÇ( Paraardhesit e mi kan dhene jeten ne të), por nuk jam kurr per glorifikimin e figures se diktatorit, qofte dhe si udheheqes i Luftes! ( thjesht mendo ku perfunduan udheheqesit e saj!Ca te vrare e te pushkatuar, ca te burgosur e degraduar nga "TARASI")

    Përgjigju
  • Sali Ram Berisha: 29/11/2021 17:55

    Rrofte Konandanti yne Enver Hoxha, i perjetsgem kujtimi tij. Sali Ram Berisha ish Sekretar i Partise dhe komunist per 25 vjet

    Përgjigju
  • Emigrant: 29/11/2021 14:14

    Kan dal fakte te reja qe luften e kan udheheq gjyshja dhe gjyshi i enkeled beut nipit te isa toskes sidhe gjyshja dhe gjyshi tauland palles Dhe enveri ua ka vjedh fitoren

    Përgjigju
  • Heronjte: 29/11/2021 14:00

    V.F.L.P. gjithe jeten ! RESPKET ! Neveritje mebeturinave dalldauke te djeshme, pasardhse se tyre hajdut e mafioz e neveritje per Erdoganet-Noelet-Mateot-Paolot-Klintonet-Sarat-Laurat-Donaldet.. vemjet e sotme pa identitet!

    Përgjigju
  • Den: 29/11/2021 13:28

    Kthen koken majtas enveriste kapitaliste mafioze,kthen koken djathtas kripto enveriste,komuniste,fashiste dhe mafioze. Te krahet ulerasin per demokaci

    Përgjigju
  • Nexhua: 29/11/2021 12:50

    Tja haj zemren Enver Halil Hoxhessssss

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/11/2021 12:41

    Taulanti kenges çermenikase per shokun Enver,ne fakt ishte fatos i Enverit,qe e rriti shoku fatosNano dhe e sterviti shoku s(t)ali(n)Berisha-komunisti i 8 nentorit,antiamerikan dhe "non grata". Komunizmi do shahet me rrenje e me dege po nga komunistet qe vazhdojne prej 30 vjetesh duke vjedhur,grabitur,vrare dhe çpopulluar Shqiperine nga rinia e mrekullueshme. Turpi ju mbulofte o horra politikane.

    Përgjigju
  • Resmiu: 29/11/2021 12:21

    E bukur kjo. ps: i morrem telefonin po bejme verifikime... Gestapua....

    Përgjigju
  • Sefer daja: 29/11/2021 11:54

    Ketij i duhet hequr mandati! Te till pseudo deputete nuk jan as per barinj lopësh!Mjer ne kush na perfaqëson! ( mesojini pak histori ketij se nuk i ditka krimet e diktatorit!)

    Përgjigju
    • Edi: 29/11/2021 15:04

      Mandatin e ka marr nga populli e jo nga ty o Sefer! Sa për Enver Hoxhën, ke bustin e ahmet Zogut në mes të Tiranës, po ai ahmet për të cilin shkruante Migjeni. Vrau e preu të gjithë kundërshtarët politikë, e la Shqipërinë në gjendje mjerimi ku vdisnin ME TË VËRTETË për bukën e gojës! Enveri të paktën i bënte sipas ligjit, edhe e quante "Diktatura e Proletariatit". Por që ka qënë në krye të LNÇ-së, nuk ja heq dot ti o Sefer !

  • ENVER Hoxha: 29/11/2021 11:33

    Ehhhh te keqen xhaxhi. Duhet te vija dhe nje here te bejm dhe nje luftr tjeter se paskan ngelur shume nga balli, pd, ps, LSI , derr e maç e kuq. Dhe sdo e quan çlirimtare, por PATRIOTIKE deri sa ti shuanim gjithe. Po cte besh thuaj, vdiqa shpejt. Ty Çela te pres ne kte jeten time ktu do te bej sekretar Partie. Rrofte Yougoslavia, Grećia dhe Russia. Posht Shqipetaret, Kosova , Çameria dhe Amerika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?