Uroi kryeparlamentaren Moret me rastin e Festës Kombëtare, Ruçi: Zvicra një partnet shumë i besuar

2 Gusht 2020, 10:40| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 10:57

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi uroi homologen e tij në Zvicër, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare, ndërsa vlerësoi se “Zvicra është partner i besuar dhe prioritar për të bashkëpunuar”.

Ruçi ka shprehur respekt të thellë për popullin zvicerian, pasi është donatori i katër dhe partneti i tetë tregtar i Shqipërisë.

Më tej kryeparlamentari ka theksuar se diaspora shqiptare në Zvicër është një urë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Populli shqiptar ushqen një miqësi e respekt të thellë për popullin zviceran, për kontributin e tij në zhvillimin, historinë dhe kulturën botërore. Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë shumë të mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator dhe partneri i 8-të tregtar i Shqipërisë. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar për të bashkëpunuar, në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Rreth 30 marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve janë një bazë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj”, tha Ruçi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?