Kina thirri ambasadorin nga Filipinet të martën dhe paralajmëroi vendin “të mos luajë me zjarrin” pasi Presidenti Ferdinand Marcos Jr uroi presidentin e zgjedhur të Tajvanit Lai Ching-te për fitoren e tij në zgjedhje.
Kina ishte “shumë e pakënaqur dhe i kundërshton me vendosmëri këto komente”, tha zëdhënësi i ministrisë së saj të jashtme, duke iu referuar Marcos që uroi Lai të hënën për fitoren e zgjedhjeve të Tajvanit dhe duke iu referuar atij si presidentin e saj të ardhshëm, raporton Reuters.
“Vërejtjet përkatëse të Presidentit Marcos përbëjnë një shkelje serioze të parimit “Një Kinë” dhe … një shkelje serioze e angazhimeve politike të marra nga Filipinet ndaj palës kineze dhe një ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës", tha zëdhënësi Mao Ning.