Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar një vjedhje në Qendrën Shëndetësore në Këmishtaj.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe publikoi disa foto të cilat dëshmojnë vjedhjet tualeteve nga Qendra Shëndetësore në Këmishtaj, duke thënë se kjo është një “çmenduri”.
Ai shprehet se pa këto pamje 3 javë më parë dhe më pas kërkoi që objekti të prishej, megjithatë një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
“Sot isha përsëri dhe përsëri ishte po njësoj! Tani më mbeti të marr kazmën e ta prish vet!” shkruan Braçe.
Komento