Bota

Ursula von der Leyen: Kemi një plan të qartë për garancitë e sigurisë për Ukrainën

31 Gusht, 22:56| Përditesimi: 31 Gusht, 22:59

  • Share

Evropa ka “një plan të detajuar” për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për Financial Times, duke theksuar se për Evropën, garancitë e sigurisë për Ukrainën janë me rëndësi jetike dhe se ato do të mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi një rrugë të qartë veprimi për dislokimet e mundshme,” tha von der Leyen. “Garancitë e sigurisë janë themelore dhe absolutisht vendimtare,” shtoi ajo.

“Kemi një plan të qartë dhe një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, dhe ky proces po ecën shumë mirë,” theksoi presidentja e Komisionit Evropian.

Von der Leyen bëri të ditur gjithashtu se kryeqytetet evropiane po punojnë mbi plane që përfshijnë “një dislokim trupash shumëkombëshe, së bashku me mbështetjen amerikane.”

“Presidenti Trump na ka dhënë garanci se do të ketë një prani amerikane si pjesë e këtij mekanizmi sigurie,” tha ajo. “Kjo është konfirmuar qartë dhe është përsëritur disa herë,” përfundoi von der Leyen.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmendet trafiku, kush e ka përgjegjësinë?