Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Bota

Ursula von der Leyen për tarifat doganore të Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, s'do ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

13 Korrik, 16:21| Përditesimi: 13 Korrik, 16:52

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur vullnetin e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me tregtinë. Kjo deklaratë e saj vjen vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit të SHBA Donald Trump se nga 1 gushti do të vendoset një tarifë 30% mbi eksportet evropiane.

Ajo theksoi se qëllimi i Evropës mbetet gjetja e një zgjidhjeje përmes negociatave me SHBA-në.

Sipas CNN, Von der Leyen njoftoi se Brukseli do të zgjasë vlefshmërinë e masave kundërpërgjigjëse deri në fillim të gushtit, edhe pse më herët ishte planifikuar që ato të skadonin të hënën ose të martën.

“Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë se preferojmë një zgjidhje të negociuar. Kjo mbetet kështu dhe ne do ta përdorim kohën që kemi tani deri më 1 gusht për të negociuar. Prandaj, ne do ta zgjasim pezullimin e kundërmasave tona deri në fillim të gushtit. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të përgatisim kundërmasa të mëtejshme në mënyrë që të jemi plotësisht të përgatitur', tha ajo. 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar dje se Bashkimi Evropian dhe Meksika do të përballen me një tarifë prej 30% për importet në SHBA duke filluar nga 1 gushti. Në dy letra të veçanta të publikuara në Truth Social, Trump kërcënoi me tarifa edhe më të larta nëse BE-ja ose Meksika hakmerren kundër taksës së tij të re.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkimi deleve: 13/07/2025 19:41

    Mesa duket BE eshte kthyer ne bashkimi deleve! Pra nuk pyet askush ama 28 shtete mjafton te kuptosh se ne fillimet e saj BE ishte 90% e tregut te US sot ka vetem 60% ! Kjo pak a shume tregon sesa serioz eshte ! Mjafton nje rregullore nga Ursula dhe zbatohet ne 28 shtete , me perpara cdo shtet kishte doganen dhe kontrollin e Saj ligjor ! Kjo pra tregon multirealitetin e 2030-2040

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?