Novak Djokovic

US Open: Djokovic kalon në turin e tretë, jashtë Tsitsipas dhe Ruud

31 Gusht 2023, 15:37
  • Share

SHBA - Raundi i dytë i US Open i buzëqeshi tenistit Novak Djokovic, i cili pas një seti të parë të vështirë ndaj spanjollit Zapata Miralles (6-4), mbylli ndeshjen me dy sete radhazi 6-1, për të kaluar më tej.

Nga ana tjetër Stefanos Tsitsipas (numri 7-të) u eliminua në mënyrë të papritur nga zvicerani Stricker me rezultatin 7-5, 6-7, 6-7 7-6, 6-3. I njëjti fat për Casper Ruud (numri 5), i cili u dorëzua ndaj kinezit Zhang me shifrat 4-6, 7-5, 2-6, 6-0, 2-6.

Novak Djokovic kaloi pa probleme në raundin e tretë të US Open, duke humbur vetëm në setin e parë kundër Zapata Miralles. Serbi duhet të rikthehej nga disavantazhi pas humbjes 6-4 të setit të parë. Dy sete të fituara 6-1 dhe kalimi i raundit për Nolen, që sheh të kalojë Alcaraz për të marrë vendin e parë në renditjen botërore të tenistëve.

Greku Stefano Tsitsipas çuditërisht u eliminua nga zvicerani Stricker, me ndeshjen që shkoi në pesë sete. Greku humbi në setin e parë dhe u duk se do të ndreqte ndeshjen pas fitores 7-6 në të radhës . Megjithë garën e shtuar, Tsitsipas humbi 5-7 7-6 7-6 6-7 3-6. Tanimë veç Ruud edhe Tsitsipas do jetë jashtë US Open.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?