Novak Djokovic

Sport

US Open/ Novak Djokovic s'njeh moshë, mposht bindshëm Fritz dhe gjen në gjysmëfinale Alcaraz

3 Shtator, 09:30| Përditesimi: 3 Shtator, 09:33

  • Share

SHBA - Nuk ka histori për Taylor Fritz, numrin 4 të botës në renditjen e përgjithshme të tenisit. Amerikani mposhtet sërish në çerekfinale dhe e sheh 'në ëndërr' kalimin më tej në US Open. Në New York ishte Novak Djokovic që triumfoi bindshëm 3-1 me sete kundër Fritz dhe tanimë gjen në gjysëmfinale spanjollin Carlos Alcaraz, me emocionet që sa vijnë dhe shtohen në US Open.

Serbi zhvilloi një ndeshjes që nuk kishte nevojë për thuajse asnjë kritikë. Pas 3 orësh e 24 minutash lojë, tabela shënonte 3-1 me sete (6-3, 7-5, 3-6, 6-4), për t'i dhënë Djokovicit të drejtën të kërkojë trofeun Grand Slam të 25-të në karrierë. 38-vjeçari, i veshur edhe njëherë me të zeza, tregoi se mosha është vetëm një numër, duke lënë pas lëndimet që e kishin shqetësuar kohët e fundit.

Ndeshja nuk kishte histori, veç setit të tretë që foli për amerikanin, i cili u duk se rihapi garën, por 'Nole' riktheu epërsinë. Edhe njëherë, Djokovic (i shtati në botë) mposht amerikanin Fritz, me këtë të fundit që nuk e ka shijuar një sukses kundër serbit, edhe pse janë përballur disa herë.

Tanimë ndeshja gjysmëfinale e US Open do jetë mes Alcaraz dhe Djokovic, aty ku emocionet janë të garantuara.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?