USAID i dorëzon ISHP-së 29 mijë teste, ambasada e SHBA: Të angazhuar për të luftuar pandeminë

27 Korrik 2020, 21:21
  • Share

USAID/Albania ka dorëzuar 29 mijë teste pranë Institutit të Shëndetit Publik. Testet janë pjesë e ndihmës që SHBA ka ndërmarrë për Shqipërinë për të përballuar pandeminë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar COVID-19 dhe pasojat e saj.

“USAID/Albania dorëzoi 29 000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?