Bota

‘USAID’, ligjvënësit demokratë protestojnë në Uashington, iu bashkuan edhe senatorët! Marco Rubio mori drejtimin

4 Shkurt, 15:50| Përditesimi: 4 Shkurt, 16:03

  • Share

Ligjvënësit demokratë dhe punonjës të USAID në SHBA protestuan përpara selisë së agjencisë në Uashington, kundër lëvizjeve të administratës Trump, për t’i larguar ata me qëllim reformimin e agjencisë.

Tashmë Sekretari i Shtetit Marco Rubio është drejtuesi i saj, ndërsa emërimi i tij në këtë detyrë duket se linjëzon fondet amerikane që shpenzohen nëpër botë, me politikën e saj të jashtme.

Ligjvënës demokratë iu bashkuan protestës jashtë zyrave të USAID-it pasditen e së hënës (3 Shkurt), kundër përpjekjeve të administratës Trump për të mbyllur agjencinë e ndihmës së huaj USAID. Përfaqësues si Gerald Connolly, Don Beyer dhe Jamie Raskin folën jashtë ndërtesës së agjencisë së bashku me senatorët Chris Van Hollen dhe Christopher Murphy.

Shumica e punonjësve të USAID-it iu tha të mos paraqiteshin në selinë e agjencisë në Uashington të hënën dhe të punonin në distancë, sipas një e-mail-i drejtuar personelit që ‘Reuters’ kishte parë.

Miliarderi Elon Musk, i cili po drejton përpjekjet e Presidentit të SHBA Donald Trump për tkurrjen e qeverisë federale, dha një përditësim mbi përpjekjet herët të hënën, duke thënë se po punohet për mbylljen e agjencisë amerikane të ndihmës së huaj, USAID.

Më pas Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi se ai është emëruar si drejtues i agjencisë, e cila tashmë do të jetë nën drejtimin e DASH. Mediat më të mëdha në SHBA thonë se tashmë do të nisë procesi i reformimit të agjencisë, ndërsa lëvizja kryesore krahas shkurtimit të fondeve dhe shpenzimeve do të jetë linjëzimi i fondeve në politikën e jashtme amerikane.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?