Mete takon Wisner: Forcojmë bashkëpunimin me SHBA! Në fokus siguria kibernetike e forcat e armatosura

13 Mars, 10:35| Përditesimi: 13 Mars, 13:43

  • Share

Shtetet e bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin financiarisht Shqipërinë në fushën e forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. 

Ministri i Financave Ervin Mete ka pritur në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë të SHBA David Wisner ku është diskutuar nënshkrimi i marrëveshjes së re të asistencës për Shqipërinë, që jepet përmes programeve të financimit të USAID, parashikohet të zgjasë deri në vitin 2030. Përmes kësaj marrëveshje vendi ka marrë 69 milionë euro nga SHBA, dhe deri në 2030, pritet që kjo vlerë të arrijë në 97 milionë euro.

Teksa është vlerësuar mbështetja që SHBA ka dhënë për vendin për reforma të rëndësishme dhe për integrimin, në takim është folur edhe për të thelluar bashkëpunimin e marrëdhëniet e mira të vendeve në, në fushën e sigurisë, edhe si aleatë në NATO.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, ka shprehur gadishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, në fusha si siguria kibernetike, modernizimi i mëtejshëm i forcave të armatosura dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë që prej vitit 2017 deri në shtator të vitit 2023, fluksi i investimeve amerikane në vend ishte 231 milionë euro, dhe është shtuar më së shumti përgjatë vitit 2022 dhe 2023.

Investimet e kompanive amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektorin e energjisë dhe në fushën e mbrojtjes kibernetike. Ndërsa referuar të dhënave të ISNTAT shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA, përgjatë viteve 2019-2023 arritën në 1 miliardë euro, nga të cilat 658 milionë euro është vlera e importit dhe 346 milionë euro është eksporti.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?